Sulm kamikaz në Pakistan/ Vriten 12 oficerë policie, autorët shpërthyen eksploziv dhe hapën zjarr në komisariat

Azia

Sulm kamikaz në Pakistan/ Vriten 12 oficerë policie, autorët shpërthyen eksploziv dhe hapën zjarr në komisariat

Më: 10 maj 2026 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Të paktën 12 oficerë policie të vrarë dhe pesë të plagosur në një sulm ndaj një stacioni policie në Pakistan.

Autoritetet deklaruan se një kamikaz shpërtheu një automjet të mbushur me eksploziv në një pikë kontrolli dhe persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë. Një oficer tjetër policie është ende i zhdukur.

Sulmi ndodhi në qytetin Bannu, ku, sipas oficerit të policisë Muhammad Sajjad Khan, persona të armatosur sulmuan stacionin e policisë.

Ai i tha se deri më tani janë konfirmuar të vdekur 12 policë, ndërsa fati i një anëtari tjetër të forcave të sigurisë mbetet i panjohur.

Më parë, autoritetet kishin raportuar se forcat që po nxitonin në vendngjarje u zunë në pritë, duke përmendur viktima, pa dhënë detaje të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat