Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Azia

Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 17:10
Ura e shkatërruar

Të paktën 12 persona u vranë në Iran nga sulmet ajrore amerikane gjatë ditës së fundit.

Kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 50 që nga fillimi i kësaj faze të fundit të luftës, sipas Ministrisë iraniane të Shëndetësisë.

Të paktën 500 persona janë plagosur gjithashtu në sulmet ajrore amerikane që nga 27 qershori, kur armëpushimi i brishtë në rajon filloi të prishej, tha Hossein Kermanpour, një zëdhënës i ministrisë, shkruan CNN.

Pesë gra dhe dy fëmijë janë midis atyre që janë vrarë muajin e fundit, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat