Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Azia

Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 08:38
Fotoilustrim

Ka shkuar në 28 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi prefekturën Kumamoto në jugperëndim të Japonisë.

Kështu ka bërë të ditur sekretari Kryesor i Kabinetit, Minoru Kihara, shkruan AA.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan në një qendër tregtare të shembur dhe në një fabrikë letre të dëmtuar, pasi një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën Kyushu-n, ishullin kryesor jugor të Japonisë, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Linja hekurudhore “Shinkansen” e Kyushu-t, që lidh stacionet Kumamoto dhe Kagoshima-chuo, mbeti e pezulluar ndërsa autoritetet përpiqeshin të vlerësonin dëmet.

Megjithatë, operatori shpreson ta rifillojë të enjten shërbimin e trenave të shpejtësisë së lartë midis stacionit Chikugo-Funagoya në prefekturën Fukuoka dhe stacionit Kumamoto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat