32 minatorë humbin jetën nga shpërthimi në një minierë në Pakistan

Azia

32 minatorë humbin jetën nga shpërthimi në një minierë në Pakistan

Më: 31 korrik 2026 Në ora: 09:19
Fotoilustrim

Të paktën 32 minatorë u vranë sot në një shpërthim metani në një minierë qymyri në provincën jugperëndimore të Baluchistanit të Pakistanit, thanë autoritetet lokale.

Shpërthimi ndodhi në një minierë qymyri në periferi të Quetta-s, kryeqytetit të provincës Balochistan, ku dhjetëra minatorë po punonin në kohën e incidentit.

Policia tha se në kohën e aksidentit në minierë ndodheshin rreth 40 minatorë dhe se të gjithë punëtorët e bllokuar ishin nga distrikti Shangla në provincën veriperëndimore të Pakistanit, Khyber Pakhtunkhwa, raporton Xinhua.

Ministri provincial i Minierave dhe Mineraleve, Shoaib Nosherwani, tha se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në kushte jashtëzakonisht të vështira për të arritur te punëtorët e mbetur të bllokuar nën tokë, duke shtuar se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat