Bilanci tragjik në Tajlandë, shkon në nëntë numri i viktimave pas sulmit me armë në shkollë

Azia

Bilanci tragjik në Tajlandë, shkon në nëntë numri i viktimave pas sulmit me armë në shkollë

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 21:05
Fotoilustrim

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë në një shkollë në Tajlandë ka shkuar në nëntë, pasi një vajzë 12-vjeçare, e cila ishte plagosur në incidentin e së premtes, ka ndërruar jetë të shtunën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Nonthaburi, ku një 14-vjeçar dyshohet se qëlloi fillimisht ndaj gjyshërve të tij dhe më pas shkoi në shkollë, ku vrau edhe pesë persona të tjerë.

Pas sulmit, adoleshenti e ktheu armën ndaj vetes dhe humbi jetën, shkruan Reuters.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe motivin që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat