Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO-s

Azia

Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO-s

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 21:42
Hakan Fidan

Marrëveshja e mbrojtjes e nënshkruar nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite është teknikisht e ngjashme me marrëveshjen e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, të përcaktuar në nenin 5 të Aleancës, ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore turke Anadolu, Fidan tha se në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të krijohet një komitet i ministrave, i ngjashëm me atë të NATO-s, si dhe një sekretariat i përgjithshëm me seli në Arabinë Saudite, raporton Reuters.

Fidan theksoi se marrëveshja nuk është e drejtuar kundër Iranit.

Sipas tij, Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes në të ardhmen, pasi të zgjidhen disa çështje teknike.

Marrëveshja u nënshkrua nga tre vendet në kuadër të një pakti të ri për mbrojtje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat