​Kina i kërkon Izraelit të ndalë “vendosjen e detyruar” të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Azia

​Kina i kërkon Izraelit të ndalë “vendosjen e detyruar” të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 12:38
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i ka kërkuar Izraelit të ndalë vendosjen e detyruar të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, duke e cilësuar çështjen palestineze si “padrejtësinë më të madhe historike të këtij shekulli”, gjatë takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog, në Azerbajxhan.

Kina mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe është e gatshme të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare për rifillimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.

Herzog tha se takimi u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar kërcënimet ndaj “sigurisë së Izraelit nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij”.

Një vit pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, banorët e Gazës vazhdojnë të përballen me sulme izraelite, zhvendosje dhe pasiguri ushqimore.

Më shumë se 1400 palestinezë janë vrarë që nga tetori 2025, ndërsa përparimi drejt fazës së dytë të marrëveshjes ka ngecur, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat