Jemen: Gjatë luftimeve në 24 orët e fundit – 44 vetë të vrarë

Azia

Jemen: Gjatë luftimeve në 24 orët e fundit – 44 vetë të vrarë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 18:45
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në Aden të Jemenit

Nga luftimet në Jemen, gjatë 24 orëve të fundit, janë vrarë së paku 44 vetë, kanë thënë zyrtarët ushtarakë, derisa i dërguari i Kombeve të Bashkuara ka arritur në kryeqytetin Sana për takim me kryengritësit.

Forcat qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, janë përleshur me kryengritësit shiitë huthi dhe mbështetësit që janë lojalë ndaj presidentit të përmbysur, Ali Abdullah Saleh, në gjithë pjesën perëndimore të këtij vendi, raporton agjencia AFP.

Këto zhvillime po ndodhin derisa në aeroportin në Sana ka arritur i dërguari i OKB-së, Ismail Ould Cheik Ahmed, për tu takuar me përfaqësuesit e kryengritësve huthi dhe ata të zotit Saleh.

Ky i dërguar është takuar këtë javë me presidentin aktual të Jemenit, Abedrabbo Mansour Hadi, në Arabinë Saudite, për përgatitje të vazhdimit të bisedimeve ndërmjet dy palëve këtë të premte në Kuvajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat