Vrasësi i 19 personave me thikë, tregon arsyen e vrasjes

Azia

Vrasësi i 19 personave me thikë, tregon arsyen e vrasjes

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 08:11
Satoshi Uematsu

Policia në Japoni ka kontrolluar shtëpinë e personit të akuzuar për kryerjen e vrasjes më të keqe të Japonisë në masë në këto dekada, në një shtëpi të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara mendore, shkruan BBC.

Satoshi Uematsu, një ish-punonjës i institucionit në Sagamihara në perëndim të Tokios, ka vrarë me thikë 19 persona të martën tha policia.

Ai u kishte dërguar letra kërcënuese politikanëve më pare, për të vrarë qindra njerëz me aftësi të kufizuara.

26-vjeçari u dorëzua në polici pas sulmit.

Ai u citua nga policia të ketë thënë se ai kishte sulmuar ata të cilët nuk ishin në gjendje për të shfaqur ndjenjat e tyre, njoftoi televizioni NHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat