Më shumë se 250 të vdekur nga përmbytjet sezonale

Azia

Më shumë se 250 të vdekur nga përmbytjet sezonale

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 15:22
Përmbytjet

Më shumë se 250 persona në tre shtete indiane kanë vdekur për shkak të përmbytjeve që prej qershorit të këtij viti, njoftuan sot zyrtarët indianë, pasi qyteti i shenjtë i Varanasit, ishte më i fundit që u përball me përmbytjet.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të shiut, në qendra strehimi të ndihmës shtetërore, pasi disa lumenj, përfshirë Gang, dolën nga shtrati.

Banorët  e Varanasit thanë se përmbytjet  e këtij viti  ishin më të rënda, që nga viti 1978 që goditën vendin kryesor të pelegrinazhit  hindu në Uttar Pradesh,që është një nga qytetet më të vjetra, më të shenjta dhe më kulturore të Indisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat