Pas ofendimit që i bëri Obamës, pendohet presidenti i Filipineve

Azia

Pas ofendimit që i bëri Obamës, pendohet presidenti i Filipineve

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 10:20
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipines, Rodrigo Duterte thotë është ‘penduar’ që ka quajtur presidentin amerikan ‘bir bushtre’.

Në një deklaratë të dhënë nga zëdhënësi i tij të martën, Duterte tha që ‘komentet e tij të fuqishme’ nga pyetjet e ndryshme nga gazetarët ‘shkaktuan shqetësim dhe ankth, ne gjithashtu pendohemi që komentet u shfaqën si një sulm personal mbi presidentin amerikan", shkruan DailyMail.

Duterte, i ashtuquajturi ‘ndëshkuesi’ ka paralajmëruar më herët Obamën që të mos pyes për vrasjet jashtëgjyqësore gjatë një takimi të planifikuar në Laos ose ‘do të shaj’.

Duterte kishte planifikuar të takohet me Obama vetëm. Por, Obama tregoi se ai ishte në mëdyshje për këtë takim.

Ai tha se të dyja palët ranë dakord reciprokisht për të shtyrë takimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat