Irak: Dhjetë të vrarë nga sulmet vetëvrasëse të IS-it

Azia

Irak: Dhjetë të vrarë nga sulmet vetëvrasëse të IS-it

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 11:26
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bagdad të Irakut

Së paku 10 vetë janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur, nga sulmet vetëvrarëse në një qendër tregtare në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë njoftuar burime policore dhe mjekësore. Një sulm ndodhi në hyrje të qendrës, ndërsa tjetri në vendin e parkimit të veturave.

Përgjegjësinë për këto sulme të mbrëmbshme e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Agjencia e Shtetit Islamik, Amaq, raportoi se dy sulmues vetëvrasës, njëri me jelek dhe tjetri në veturë, e kanë sulmuar një “tubim të shiitëve” në Bagdad.

Militantët e IS-it, gjatë vitit të kaluar, kanë humbur terren, për shkak të sulmeve të forcave qeveritare, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, dhe milicitë shiite të përkrahura nga Irani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat