Zgjidhet kryetarja e parë femër e partisë opozitare në Japoni

Azia

Zgjidhet kryetarja e parë femër e partisë opozitare në Japoni

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 15:58
Renho Murata

Renho Murata pasi u zgjodh premtoi se do të bëj revolucion.

Partia kryesore opozitare e Japonisë ka zgjedhur kryetaren e saj të parë grua, me triumfin e Renho Muratasë, para dy burrave u vu në krye të Partisë së majtë të qendrës Demokratike, shkruan The Independent.

Murata tani do të përballet me detyrën e një opozite që shihet gjerësisht si rrëmujë dhe nuk mund të marrë bindshëm pushtetin që Partia konservatore Liberal Demokratike ka mbajtur për 61 vite.

“Unë premtoj se do të marrë përgjegjësi të plotë dhe do të udhëheq rindërtimin e partisë sonë në atë mënyrë që populli do të jetë i sigurt për ta zgjedhur", tha ajo.

Murata, në Japoni është e njohur vetëm me emrin e saj të parë, Renho

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat