Aleppo epiqendër e armëve kimike?

Azia

Aleppo epiqendër e armëve kimike?

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 19:39
Ilustrim

Rebelët sirianë kanë hapur një front të ri në Aleppo kjo është dita e tretë e kundërsulmeve të forta të rebelëve.

Ky veprim është ndërmarr në qëllim që të thyhet rrethimi i qeverisë pranë këtij qyteti sirian i cili është në duart e opozitës, ndërkohë të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e gazit toksik të klorit, raporton Reuters.

Mediat shtetërore siriane sot (e diele) njoftuan se militantët qëlluan me granata që përmbajnë klor në lagjet e banimit në pjesën perëndimore të Aleppos, i cili është në duart e qeverisë, e që rebelët mohojnë pretendimin se forcat qeveritare qëlluan me gaz helmues në vijën e frontit.

Mediat në fjalë kanë paraqitur një deklaratë nga drejtori i spitalit të Aleppos, e cila thotë se 30 persona, ndër të cilët janë civil por edhe ushtar ishin helmuar, siç thuhet na sulmi me gaz nga rebelët, por nuk raportohet për të vdekur.

Observatori sirian për të drejtat e njeriu tha se ka pretendime të konfirmuara se ne vijën e frontit është duke u përdorur afiksim i klorit.

Nga ana tjetër rebelet kanë akuzuar kryengritësit për hedhje të gazit, pasi ata kanë shpërndarë edhe një video ku shihen njerëz që kanë probleme me frymëmarrje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat