"Zhduket" 7-vjeçarja që postonte në Twitter jetën në Alepo

Azia

"Zhduket" 7-vjeçarja që postonte në Twitter jetën në Alepo

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:14
Bana Alabed

Një vajzë shtatë vjeçe, e cila ka tërhequr vëmendjen e botës me postimet e saj në Twitter nga qyteti Alepo i Sirisë, është zhdukur tani nga rrjeti social.

Duke postuar në anglisht, me ndihmën e nënës së saj, Bana Alabed ka paraqitur një fotografi të jetës në qytetin e rrethuar.

Por, llogaria e saj është fshirë të dielën, pasi trupat qeveritare kanë hyrë në lindje të Alepos.

Postimi i fundit nga nëna e saj ka qenë: “Jemi të sigurt se ushtria do të na pushtojë tani. E dashura botë, do ta shohim njëri-tjetrin një ditë tjetër. Lamtumirë".

Alepo, qyteti i dytë i Sirisë, ka qenë e ndarë në dy pjesë gjatë luftës civile.

Bana ka jetuar në pjesën lindore, të kontrolluar nga rebelët, e cila është bombarduar pa ndërprerë nga ushtria.

Gjatë natës së shkuar, ushtria ka avancuar tutje brenda zonës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat