Publikohen pamjet e rrëzimit të avionit rus në Detin e Zi

Azia

Publikohen pamjet e rrëzimit të avionit rus në Detin e Zi

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 08:34
Pamje nga videoja

Pamje të reja janë publikuar pas rrëzimit të avionit rus me 92 persona në bord, i cili u rrëzua ne Detin e Zi. Mediat ruse kanë publikuar disa pamje ku shihet një dritë e fortë në qiell gjatë rrëzimit të avionit ushtarak rus, i cili udhëtonte nga Soçi për në Siri.

Ministria e Mbrojtjes tha se në avionin Tu-154 udhëtonte personeli i shërbimit, 64 anëtarët e korit të famshëm ‘Aleksandrov’ dhe 9 gazetarë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov tha se pasagjerët në avion ishin nisur drejt Sirisë, atje ku do të jepnin një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend. Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ditën e sotme do të mbahet ditë zie kombëtare për nder të viktimave .

Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka asnjë shenjë të mbijetuarish nga rrëzimi i avionit Në video shihet dritë e fortë në qiell para rrëzimit të avionit rus ku humbën jetën 92 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat