Gjendet kutia e zezë e aeroplanit rus

Azia

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit rus

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 07:51
Kërkimet në Detin e Zi

Të dhënat e avionit rus Tu-154 i cili u rrëzua në Detin e Zi të dielën janë gjetur, thonë burimet e sigurisë për mediat ruse.

Kjo është kutia e parë e zezë e gjetur nga  Tu-154,  fluturim ky që rezultoi me vdekjen e  92 pasagjerëve dhe gjithë ekuipazhit.

Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga një aeroport pranë qytetit të Soçi.

Ai mbante artistë, të cilët do të merrnin pjesë në  një koncert për trupat ruse në Siri, së bashku me gazetarë dhe ushtarakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat