Së paku 20 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga dy sulme të ndara me bomba, kundër pjesëtarëve shiitë në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët. Këto sulme janë kryer sot.
Raportohet se 7 vetë janë vrarë dhe 12 janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës e sulmoi një treg në lagjen Baladijat, ndërsa më herët gjatë ditës, nga eksplodimi i një makine – bombë në një treg tjetër në lagjen Jamila,janë vrarë 13 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.
Organizata terroriste, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Jamila.