Pakistan, 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Azia

Pakistan, 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:48
Ilustrim

Një bombë shpërtheu sot në një treg fruta-perimesh në veriperëndim të Pakistanit duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftojnë zyrtarët lokalë.

Shpërthimi, që besohet të jetë shkaktuar nga një pajisje e improvizuar shpërthyese, ndodhi në orën 08:50 në një treg fruta-perimesh në Parachinar, në luginën Kurrum, që ndodhet në afërsi të kufirit me Afganistanin.

“Të paktën 20 persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur”, tha Sabir Hussain, një mjek në spitalin e luginës Kurrum.

“Të paktën 15 persona të plagosur, të cilët janë në gjendje kritike u zhvendosën në një provincën fqinje për trajtim”, tha Hussain.

“Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në zonë”, tha një zyrtar lokal, Ikramullah Khan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat