Dita e dytë e negociatave për Sirinë

Azia

Dita e dytë e negociatave për Sirinë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 10:15
Pamje nga takimi

Në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, sot ka filluar dita e dytë e negociatave për gjetjen e zgjidhjes për dhënie fund të luftës në Siri, në të cilat marrin pjesë delegacionet e opozitës siriane, regjimit sirian, si dhe ato të Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Përfaqësuesit e lartpërmendur të palëve siriane dhe shteteve ndërmjetësuese bashkë më të dërguarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Steffan de Mistura dhe ambasadorin amerikan në Kazakistan George Krol, mëngjesin e sotëm u bënë bashkë në hotelin Rixos, ku gjatë ditës do të vazhdojnë negociatat.

Në orët e mbrëmjes të hënën, përfundoi dita e parë e bisedimeve në të cilën propozimet e përfaqësuesve të opozitës dhe të regjimit u janë dorëzuar palëve me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe OKB-së.

Pika kryesore në rendin e ditës së ditës së parë të bisedimeve ishte zbatimi dhe forcimi i armëpushimit në tërë territorin e Sirisë.

Zëdhënësi i opozitës siriane në Astana, Yahya Al-Aridi, tha se gjatë bisedimeve të hënën është kërkuar që palët të shpalosin ofertat dhe metodat lidhur me arritjen e një armëpushimi të vërtetë në tërë territorin e Sirisë.

Al-Aridi u tha gazetarëve në Astana se përfaqësuesit e opozitës kanë patur takime mjaft konstruktive në ditën e parë të bisedimeve.

Ai vuri në dukje se është biseduar për heqjen e rrethimit dhe lirimin e të burgosurve politikë të cilët janë në burgjet e regjimit sirian.

Nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë opozita dhe regjimi i Asadit për herë të parë negociojnë drejtpërdrejt në një tryezë.

Më parë në Gjenevë ka patur një kontakt të shkurtër, si për shkëmbimin e pengjeve dhe për disa masa rreth rritjes së besimit.

Gjithashtu edhe Rusia me Iranin do të vërejnë për herë të parë përballë tyre të mbledhur në tryezën e takimit opozitën ushtarake.

Ministria e Jashtme e Kazakistanit njofton se dita e dytë e takimit do të zgjasë deri në mbrëmje, por do të vazhdohet nëse shfaqet nevoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat