Vriten gjashtë punonjës të Kryqit të Kuq

Azia

Vriten gjashtë punonjës të Kryqit të Kuq

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 20:27
Ilustrim

Gjashtë punonjës të Kryqit të Kuq u vranë në veri të Afganistanit dhe dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, njoftoi sot organizata ndërkombëtare.

“Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar”, theksoi një zëdhënës i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (CICR), pa dhënë detaje mbi rrethanat e incidentit që ndodhi në provincën e Jowzjan.

“Punonjësit janë vrarë në provincën e paqendrueshme të Jowzjan (veri)”, theksoi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (CICR), pa dhënë detaje për identitetin e grupit të dyshuar dhe as për kombësinë e viktimave.

“Ne mund të konfirmojnë se gjashtë prej kolegëve tanë janë vrarë dhe dy janë zhdukur në provincën Jawzjan”, theksoi një zëdhënës i CICR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat