Një femër arrestohet për vdekjen e gjysmë-vëllait të Kim Jong-un

Azia

Një femër arrestohet për vdekjen e gjysmë-vëllait të Kim Jong-un

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:53
Ilustrim

Një femër është arrestuar në Malajzi në lidhje me vdekjen e gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Policia lokale tha se gruaja është arrestuar në aeroportin e kryeqytetit Kuala Lumpur, ku Kim Jong-nam ishte në shënjestër të një helmimi të hënën.

Ajo kishte në posedim të një dokumenti vietnamez të udhëtimit.

Policia malajziane thotë se janë në kërkim edhe për disa të dyshuar të tjerë.

Policia tha se e dyshuara  ishte e vetme dhe është identifikuar nga pamjet e marra në aeroport. Ata e quajtën atë si Doan Thi Huong, 28 vjeçare.

Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar  se dy gra, të cilat thuhet se janë agjente të Koresë së Veriut, u përfshinë dhe u larguan nga aeroporti me një taksi, edhe pse policia e Malajzisë nuk  i ka konfirmuar këto detaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat