Reshjet e borës shkaktojnë 25 të vdekur në Afganistan

Azia

Reshjet e borës shkaktojnë 25 të vdekur në Afganistan

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 17:19
Bora në Afganistan

Njëzet e pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë dhe orteqeve të borës që kapluan veriun e Afganistanit të dielën, vetëm pak ditë pasi mbi 100 njerëz vdiqën për shkak të borës së madhe në mbarë vendin.

Drejtori i Departamentit të Sigurisë në krahinën veriore Faryab, Ammanullah Zafar tha për AA se qarku Kohistan ishte goditur më rëndë. 

“Mund të konfirmojmë se 25 njerëz kanë vdekur si pasojë e reshjeve të papara të borës”, tha ai.  

Zafir shtoi më tej se policia bashkë me Departamentin Kombëtar për Menaxhim me Kriza po bëjnë përpjekje të mëdha për të shpëtuar jetët e banorëve të kësaj zone, veçanërisht të udhëtarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në rrugët rajonale, si dhe të personave të bllokuar në zonat malore, raporton AA. 

Qindra e mijëra afganë, veçanërisht personat të zhvendosur, dhe refugjatët të riatdhesuar së fundmi nga Pakistani, mbeten kategoria më e prekur nga reshjet e borës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat