Më në fund deklarohet Koreja e Veriut lidhur me vrasjen e gjysmë vëllait të Kim Jong-Un

Azia

Më në fund deklarohet Koreja e Veriut lidhur me vrasjen e gjysmë vëllait të Kim Jong-Un

Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:38
Diktatori Kim Jong-Un dhe gjysmë vëllai i tij

Koreja e Veriut më në fund është deklaruar rreth vdekjes së Kim Jong-Nam, gjysmë vëllait të diktatorit Kim Jong-Un.

Siç edhe është pritur, Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet e bazuara në rezultatet e obduksionit të kryer nga autoritetet e Malajzisë, ku thuhej se Kim Jong-Nam është helmuar me një lloj të helmit të quajtur VX.

Në Phenian thonë se Kim sipas të gjitha gjasave ka vdekur nga sulmi në zemër, duke marrë parasysh faktin se ai vuante nga shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti.

“Nëse është e vërtetë që është përdorur helmi, atëherë pse mostrat nuk janë dërguar në OPCW (Organizatën që merret me armët e ndaluara kimike)”, ka deklaruar zëvendësambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat