Pjongjangu nuk heq dorë nga programi nuklear

Azia

Pjongjangu nuk heq dorë nga programi nuklear

Më: 7 mars 2017 Në ora: 19:31
ilustrim

Koreja Veriore ka bërë të ditur të martën se do të vazhdojë programin e saj nuklear derisa të vazhdojnë ushtrimet e mëdha ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë Jugore për të cilat thotë se janë model i “preventivës së sulmit nuklear” kundër Pjongjangut.

Koreja Jugore dhe SHBA, të cilat kanë dënuar programin nuklear të Koresë së Veriut në konferencën për çarmatim, kanë njoftuar se qëllimi i ushtrimeve ushtarake është testimi i gatishmërisë së mbrojtjes në rast të agresionit të mundshëm të Koresë Veriore.

Diplomati verikorean Ju Yong Chui tha para forumit të Kombeve të Bashkuara se ushtrimet ushtarake janë njëri nga arsyet kryesore të eskalimit të tendosjes e cila mund të shndërrohet në luftë të vërtetë.

“Koreja Veriore është e fuqishme në vendosmërinë e saj që të forcojë kapacitetet e saja të mbrojtjes së kapaciteteve të fuqisë nukleare në mënyrë që të përfundojë rreziku i luftës nukleare të cilin e kanë shkaktuar SHBA-të”, ka thënë Ju. Ndryshe, të deleguarit nga më shumë se 20 shtete, përfshirë edhe Kinën, si dhe Britaninë e Madhe, Franca, Rusia dhe SHBA-të dënuan shkrepjen e katër projektilëve balistikë të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat