Siri: Nga sulmet me bomba – dhjetëra të vrarë

Azia

Siri: Nga sulmet me bomba – dhjetëra të vrarë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 12:50
Pjesëtarët e ushtrisë së Sirisë janë mbledhur në vendin e një eksplodimi të mëparshëm në afërsi të kryeqytetit Damask në Siri

(E plotësuar) - Nga dy sulme me bomba në pjesën e vjetër të kryeqytetit Damask në Siri, sot janë vrarë së paku 30 vetë dhe plagosur më se 40 të tjerë, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Sipas këtij grupi, një bombë ka eksploduar në një rrugë derisa aty kalonte një autobus, ndërsa një sulmues vetvrasës e ka sulmuar një kompleks ku gjenden disa tempuj shiitë, që vizitohen nga pelegrinët e gjithë botës.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se “dy bomba të vendosura nga terroristët kanë eksploduar afër varrezave, Bab al-Saghir, në Bab Musalla, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje”.

Stacioni televiziv, Al-Maydeen, me seli në Liban, ka raportuar se cak i sulmeve me bomba ishin autobusët me të cilët pelegrinët udhëtonin për në varrezat, Bab al-Saghir.

Burime lokale të sigurisë i kanë thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se me këto bomba ishin sulmuar vizitorët iranianë në tempullin e myslimanëve shiitë.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

30 të vdekur pas sulmeve në Damask

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të dy bombave në qytetin Damask në Siri.

Njëra nga bombat ishte e vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur një autobus kishte kaluar pranë, ndërsa një person vetëvrasës hodhi veten në erë me bombën tjetër në zonën Bab al-Saghri.

Sipas disa raportimeve të mediave lokale, këto sulme kishin për objektiv autobusët e pelegrinëve Shiit, shkruan Al Jazeera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat