Shpërthim në Afganistan, dhjetë të vrarë

Azia

Shpërthim në Afganistan, dhjetë të vrarë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 18:44
Afganistan

Të paktën dhjetë persona kanë gjetur vdekjen, si pasojë e një shpërthimi në një depo municioni dhe eksplozivi në provincën Helmand, në jug të vendit.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Helmand, Omar Zvak, tha të dielën se ushtarët ishin duke kryer operacionin gjatë të cilit ishin gjetur depo me municion dhe eksploziv, gjë të cilën e konfirmoi edhe zëdhënësi i ushtrisë në Helmand, Rasul Zazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat