Ironia e jetës: Njeriu që kishte për qëllim të shpëtojë njerëzit, krijoi helmin më të tmerrshëm në botë

Azia

Ironia e jetës: Njeriu që kishte për qëllim të shpëtojë njerëzit, krijoi helmin më të tmerrshëm në botë

Më: 6 prill 2017 Në ora: 00:23
Sulmi në provincën siriane të Idlibit

Të paktën 72 njerëz kanë vdekur në provincën siriane të Idlib si rezultat i thithjes së gazit toksik, pas sulmeve ajrore mbi kalanë siriane ushtarake të rebelëve.

Ndërsa Perëndimi e akuzon presidentin sirian se ushtria e tij ka përdorur armë kimike, në Rusi, një aleat i regjimit sirian, thuhet se sulmet janë kryer në depon e armëve kimike që u përkasin rebelëve.

Ndërsa fuqitë botërore akuzojnë njëri-tjetrin, ajo që është e vërtetë është se një numër i madh i viktimave të pafajshme vdiqën në dhimbje të tmerrshme dhe se shumë prej tyre janë ende duke luftuar për jetë, pasi ata ishin të ekspozuar ndaj gazit të tmerrshëm toksik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se viktimat e sulmeve kanë simptoma të ngjashme me ato të shkaktuara nga gazi nervor.

“Në disa raste simptomat janë të ngjashme me ato të ekspozimit ndaj kimikateve organophosphate, kategori kimike, e cila përfshin gaz nervor”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së, raporton Reuters.

Mjeku Mohammed Mansur që ka dërguar një fotografi të spitalit ku po shërohen të lënduarit thotë se është 90 për qind i sigurt se është përdorur gazi helmues sarin.

“Bazuar në përvojën, me siguri prej 90 për qind mund të them se gazi sarin është përdorur kundër këtyre civilëve”, tha ai.

Ky mjek është duke trajtuar personalisht rreth 100 persona në ditët menjëherë pas sulmeve. Në mesin e pacientëve të tij një numër i madh i tyre janë fëmijë.

Sarin është një armë shumë toksike kimike që mund të vrasë brenda pak minutash dhe është 26 herë më vdekjeprurëse se cianidi. Ky është një helm që sulmon sistemin nervor të njeriut.

Image
Sulmi në provincën siriane të Idlib

Thithja e sarinës  apo kontakti me të nëpërmjet lëkurës ka efektin e njëjtë të rrezikshëm. Edhe përqëndrimi i avullit është i mjaftueshëm që shpejt të depërtojë në lëkurë. Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj sarinit, në qoftë se nuk marrin trajtimin e duhur mund të kenë pasoja për tërë jetën.

Vdekja mund të pasojë një minut pas thithjes së drejtpërdrejtë prej vetëm 0.01 miligram për kilogram të peshës trupore, në qoftë në një periudhë të shkurtër kohore, nuk përdoret kundërhelmi.

Kjo është një nga armët kimike që përdoren më së shpeshti, edhe pse është klasifikuar si një armë e shkatërrimit në masë dhe prodhimi i saj është i ndaluar që në vitin 1993.

Ajo në fakt u prodhua rastësisht nga kimisti gjerman Gerhard Schrader duke punuar në krijimin e insekticideve të reja. Schrader ka shpikur edhe tabun dhe cyclosarin e cila është përdorur gjithashtu  si armë kimike.

Në lojën ironike të fatit, njeriu që kishte për qëllim përmes insekticideve të zvogëlojë urinë në  botë, ka krijuar disa nga armët më të tmerrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat