Assad thotë se nuk është arrestuar Al-Baghdadi

Azia

Assad thotë se nuk është arrestuar Al-Baghdadi

Më: 20 prill 2017 Në ora: 20:43
Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar al-Assad mohoi sot se është arrestuar udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, raportojnë mediat vendore.

"Jo, kjo nuk është e vërtetë. Në çdo rast, kufiri lokale është kontrolluar nga Shteti Islamik, nuk kontrollohet as nga Siria, as Rusia, nga asnjë vend Perëndimor, e as nga Amerika. Aty nuk është askush tjetër, kontrollohet vetëm nga Shteti Islamik", tha Assad. 

Mediat kanë raportuar se Al-Baghdadi se gjatë prill është larguar nga Mosuli dhe ka shkuar në Siri, ku është kapur nga Inteligjenca ruse në bashkëpunim me forcat siriane. Arrestimin e tij e kanë mohuar edhe autoritetet ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat