Prodhimi i Kinës shënon rënie

Azia

Prodhimi i Kinës shënon rënie

Më: 2 maj 2017 Në ora: 21:48
Ilustrim

Sentimenti i biznesit në sektorin e industrisë përpunuese të Kinës ka shënuar rënie të ngadalshme në shtatë muaj, bëhet e ditur nga një sondazh i publikuar sot.

Indeksi menaxherial i blerjes (PMI), i përpiluar nga revista financiare ”Caixin”, ra me 50,3 pikë në muajin prill.

Në përgjithësi, një shifër mbi 50 pikë nënkupton një pikëpamje pozitive të matur nga menaxherët e blerjes, ndërsa nën 50 interpretohet si negative.

PMI-ja zyrtare e qeverisë, e cila favorizon ndërmarrjet më të mëdha shtetërore, tregoi gjithashtu, një rënie të sentimentit, nga 0,6 pikë në 51,2, në gjashtë muaj.

“Presioni në rënie në sektorin e industrisë përpunuese u shfaq gradualisht gjatë muajit prill, me të gjithë indikatorët që tregonin shenja dobësimi”, tha Zhong Zhengsheng, drejtor i Analizës Makroekonomike në CEBM Group.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat