Shpërthim në Siri, pesë të vrarë

Azia

Shpërthim në Siri, pesë të vrarë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 13:18
Siri

Një shpërthim i madh tronditi një qytet sirian të mbajtur nga rebelët përgjatë kufirit me Turqinë të mërkurën, duke vrarë të paktën pesë vetë dhe duke plagosur të tjerë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se një bombë me makinë doli në qytetin Azaz afër zyrave të qeverisë së përkohshme siriane, e cila përfaqëson opozitën në zonat e mbajtura nga rebelët.

Shpërthimi erdhi pasi qeveria siriane dhe opozita rifilluan bisedimet e armëpushimit në kryeqytetin Kazakh, Astana, të cilat sponsorizohen nga Rusia, aleat i ngushtë i presidentit Bashar Assad.

Shtetet e Bashkuara do të  dërgojnë në bisedime një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit, ndërsa presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin sinjalizuan bashkëpunim më të madh në Siri në një bisedë telefonike të martën. Shtëpia e Bardhë tha se të dy diskutuan vendosjen e zonave të sigurta në vend, ku një luftë civile ka qënë ndezur për më shumë se gjashtë vjet.

Një video e pas shpërthimit të së mërkurës e postuar në internet nga Qendra e Medias Azaz shfaq  automjete të djegura dhe zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë flakë.  

Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se disa të plagosur u dërguan për trajtim në spitalin shtetëror në qytetin kufitar turk Kilis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat