Zbulohet varreza me motive të pashpjegueshme

Azia

Zbulohet varreza me motive të pashpjegueshme

Më: 5 maj 2017 Në ora: 23:28
Kinë

Një varrezë e vjetër 1.400 vjet, e cila u zbulua në Kinë, përmban murale të pazakonshme, të cilat shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë.

Muralet janë enigmatike pasi të gjitha motivet në varrezë janë plotësisht unike dhe dallojnë nga njëra-tjetra.  Varreza për herë të parë u zbulua në qytetin Sinxho dhe gjatë gërmimit në vitet 2013-2014, ekipi i arkeologëve zbuloi se është plaçkitur në tërësi.

Vetëm disa pjesë të objekteve janë ende të ruajtura, përfshirë edhe muralet e pazakonshme, të cilat për çudinë e shkencëtarëve kanë mbetur të paprekura.

Perëndesha e zbuluar është identifikuar si zoti i erës, por shkencëtarët tani nuk kanë një shpjegim se çfarë do të thotë pamja e tij se si vrapon drejt hapësirës së varrezës.

Po ashtu, nuk dihet as se çfarë përbën krijesa me trup të kaltër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat