Ndryshon Ligji në Arabinë Saudite – gratë do udhëtojnë pa lejen e burrave

Azia

Ndryshon Ligji në Arabinë Saudite – gratë do udhëtojnë pa lejen e burrave

Më: 7 maj 2017 Në ora: 14:47
Gratë arabe

Arabia Saudite raportohet se ka bërë një tjetër hap mbi kontrollin e grave për zgjedhjen e mënyrës së tyre të jetesës.

Siç edhe dihet atje gratë jetojnë nën mbikëqyrjen e një kujdestari mashkull, nuk mund të lëvizin pa leje dhe duhet të mbajnë në publik veshjet e zeza kokë më kokë.

Por mediat lokale raportojnë këtë javë se Mbreti Salman ka nxjerrë një urdhër që i lejon gratë të përfitojnë nga shërbimet e Qeverisë, siç është arsimi dhe kujdesi shëndetësor pa pëlqimin e një kujdestari mashkull.

Një lëvizje nga Arabia Saudite për t’i dhënë grave më shumë kontroll mbi zgjedhjet e tyre të jetës duke zbutur një sistem mbrojtës të diskutueshëm mashkullor është mirëpritur si një hap tjetër i vogël për gratë në mbretërinë konservatore.

Arabia Saudite njihet të jetë një nga kombet më të ndara gjinore në botë.

Deri tani në Arabinë Saudite, gratë duhej të kishin miratimin e një burri për të udhëtuar, për të studiuar dhe për të marrë disa trajtime shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat