Rusia shënon Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Azia

Rusia shënon Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Më: 9 maj 2017 Në ora: 12:00
Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur nga Sheshi i Kuq në Moskë - 9 maj 2017

Rusia po mban parada dhe festime në gjithë vendin, për të shënuar 72-vjetorin e fitores së aleatëve mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u bëri thirrje vendeve perëndimore që të bashkohen me Rusinë në luftën kundër terrorizmit global, duke thënë se përçarja u ka mundësuar forcave të Adolf Hitlerit të tërbohen në gjithë Evropën dhe të kërcënojnë planetin.

Duke iu adresuar paradës ushtarake nga Sheshi i Kuq në Moskë, Putin tha se Bashkimi Sovjetik i ka meritat më të mëdha për humbjen e nazistëve në vitin 1945 dhe se pasiguria në botë sot kërkon që Rusia të forcojë ushtrinë e saj.

“Nuk do të harrojmë kurrë se kanë qenë baballarët tanë, gjyshërit, stërgjyshërit ata që kanë sjellë lirinë në Evropë dhe paqen e shumëpritur në planet”, tha Putin, duke përmendur pak ose fare kontributet e SHBA-së, Britanisë dhe aleatëve të tjerë perëndimorë në fitoren ndaj Gjermanisë naziste.

Rreth 27 milionë ushtarë dhe qytetarë sovjetikë janë vranë në luftë dhe disfata e nazistëve në vitin 1945 shihet me krenari të madhe nga miliona njerëz në Rusi./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat