Afganistan: Pesë policë janë vrarë nga kolegu i tyre

Azia

Afganistan: Pesë policë janë vrarë nga kolegu i tyre

Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:00
Pjesëtarë të policisë afgane në provincën Nangarhar

Një polic afgan mbrëmë i ka vrarë pesë kolegë të tij në provincën Nangarhar, derisa ata ishin duke fjetur, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Sipas këtyre zyrtarëve, sulmuesi i identifikuar me emrin Nasratullah, i kishte mbledhur armët e kolegëve të vrarë dhe kishte ikur.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme. Por, grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe miliatntët talibanë janë aktivë në provincën Nangarhar, që është në kufi me Pakistanin.

Para dy ditësh, katër sulmues të armatosur kanë depërtuar me dhunë në kompleksin e ndërtesës së televizionit në kryeqyetin e kësaj province, Xhalalabad, me ç’rast është shkaktuar një përleshje e armatosur katërorëshe me forcat e sigurisë.

Për këtë sulm, nga i cili janë vrarë 10 vetë, përfshirë sulmuesit, përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat