Orizi i kuq i prodhuar në Kinë i pasur me antioksidantë

Azia

Orizi i kuq i prodhuar në Kinë i pasur me antioksidantë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 09:35
Ilustrim

Një varietet orizi me ngjyrë të kuqe u prodhua në Kinë me anë të një teknike të re që lejon transferimin e disa gjeneve njëherësh, sipas një studimi të botuar në revistën “Molecular Plant”.

Varieteti i ri i orizit i prodhuar nga kërkuesit shkencorë të Universitetit Bujqësor te Kinës Jugore (South China Agricultural University) mund të ndihmojë në reduktimin e riskut për forma të ndryshme të tumoreve, të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Cilësitë e tij lidhen me pigmentin e ngjyrosur të quajtur antocianinë.

Deri tani, inxhinieria gjenetike është përdorur kryesisht për të zhvilluar varietete orizi të pasura me beta-karoten, substanca që përdor organizmi për të prodhuar vitaminën A, por jo për të futur antocianinën. Në të vertetë, këto substanca gjenden në disa varietete orizi të zi dhe të kuq, por zhduken në produktin e përpunuar në të cilin mbetet vetëm bërthama, sepse pjesa që e përmban atë hiqet përmes përpunimit.

Përpjekjet e pakta të bëra më përpara për të futur antocianinën në oriz kanë dështuar, sepse mekanizmi bilogjik që e prodhon është shumë kompleks, ndërkohë nuk ekzistonte një teknikë efikase për të bërë të mundur transferimin e të gjitha gjeneve të domosdoshme për funksionomin e tij.

Ekipi i kërkuesve shkencorë, i drejtuar nga profesori Yao-Guang Liu, filloi procesin duke vendosur njëri pas tjetrit gjenet përgjegjëse për prodhimin e antocianinës në varietete të ndryshme të orizit (gene sequencing). Më pas, ata zhvilluan një teknikë të re të inxhinierisë gjenetike që lejon transferimin e tetë gjeneve të domosdoshme në dy varietete kryesore (indica e japonica), që janë më të kutivuarat në Itali.

Rezultati ishte një oriz i kuq me përqendrim të madh të anticioanines dhe të antioksidantëve. Në të ardhmen, ky sistem mund të përdoret për të shndërruar bimët në “biofabrika” për prodhimin e nutrientëve të tjerë të rëndësishëm dhe substancave mjekësore. Mund të modifikohen gjithashtu kultura të ndryshme si misri dhe gruri për të përftuar drithëra të tjera të kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat