Zhduket një aeroplan me pesë persona

Azia

Zhduket një aeroplan me pesë persona

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 12:29
Ilustrim

Një aeroplan i vogël me pesë persona është zhdukur në lindje të provincës Papua në Indonezi.

Melkianus Kuta, shef i agjencisë lokale për kërkime dhe shpëtim, tha se aeroplani është zhdukur gjatë fluturimit të shkurtër në një rajon malor.

Ai tha se aeroplani ishte nisur në ora 11.00 sipas kohës lokale dhe kishte humbur lidhjen pak kohë para aterrimit të planifikuar rreth orës 11:25. 

Në aeroplan janë dy pilotë, një indonezian dhe një holandez, si dhe tre udhëtarë indonezianë.

Aeroplanët janë mjetet kryesorë të transportimit në rajonet malore, ku ndodhen xhunglat, në provincat lindore Papua dhe Papua Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat