Pakistan: Nga një sulm vetëvrasës është vrarë një polic

Azia

Pakistan: Nga një sulm vetëvrasës është vrarë një polic

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 18:28
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Baluçistan të Pakistanit

Një polic është vrarë dhe 11 persona të tjerë janë plagosur gjatë asaj që zyrtarët thanë se ishte sulm vetëvrasës në provincën Baluçistan në Pakistan.

Policia i tha Radios Evropa e Lirë se incidenti i sotëm ishte “sulm vetëvrasës me motoçikletë”.

Një zyrtar lokal shëndetësor tha se pesë prej të lënduarve janë në gjendje serioze dhe janë dërguar në një spital në Kueta.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat