Kinezi vret kolegët me thikë

Azia

Kinezi vret kolegët me thikë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 10:39
Kinë

Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm pas një sulmi me thikë në Kinën qendrore.

Tre nga viktimat ishin sulmuar nga 40-vjeçari Wang Xiang në një zyre, ku ai punonte pas një mosmarrëveshjeje në mes të tij dhe bashkëpunëtorëve, bëri të ditur policia e qytetit Wuhan ku edhe ndodhi krimi.

Wang më pas shkoi në qytet ku edhe sulmoi kalimtarët para se policia të shtinte mbi të.

Kina ndalon pronësinë private të armëve, kështu duke u bërë thikat dhe bombat të përgatitura vet si armët më të zakonshme për sulme.

Vrasjet si kjo e sotmja janë rritur dukshëm në Kinë, raporton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat