Numri i viktimave nga tërmeti në Kinë rritet në 24

Azia

Numri i viktimave nga tërmeti në Kinë rritet në 24

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 20:02
Pas termetit ne Kine

Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili të martën e goditi provincën jugperëndimore kineze e Sichuan, është rritur në 24, njoftuan sot mediat kineze.

Po ashtu nga tërmeti që ishte me magnitudë 6.5 shkallë të Rihterit janë plagosur 493 persona, prej të cilëve 45 janë në gjendje kritike për jetën, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat