Më shumë se 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore

Azia

Më shumë se 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 13:34
Azi Jugore

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në dy javët e fundit në përmbytjet që goditën Azinë jugore dhe ekipet e shpëtimit ende po përpiqen të arrijnë tek miliona njerëz të bllokuar.

Mijëra ushtarë dhe shërbimet emergjente janë dislokuar në Indi, Bangladesh dhe Nepal, ku prej 10 gushtit janë gjetur trupat e 1009 viktimave.

Në Bihar, shteti më i goditur indian në lindje të vendit, të mërkurën u gjetën 26 trupa të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në 367.

Zyrtari i Emergjencave Anirduh Kumar tha se 11 milionë njerëz u prekën nga përmbytjet në 19 zona të shtetit indian. Ai tha AFP-në se 450,000 njerëz u evakuuan.

Në shtetin fqinj të Utar Pradesh, 82 vetë gjetën vdekjen.

Përmbytjet në Nepal mbytën 145 persona dhe 80,000 shtëpi u shkatërruan. OKB ka raportuar se këto janë përmbytjet më të këqija në 15 vitet e fundit.

Në Bangladesh, niveli i ujit në lumenj ngadalë po kthehet në gjendje normale. Në atë vend, 137 njerëz vdiqën nga përmbytjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat