India ka një shpërthim të gripit me 1,094 vdekje të regjistruara përgjatë tetë muajve të fundit, është bërë e ditur në një raportim të publikuar të mërkurën.
Tre javët e kaluara kanë shënuar shifrat më të larta të fataliteteve, me 324 vdekje.
Në total është raportuar për 22,186 raste të prekura nga gripi në tërë vendin.
Qyteti perëndimor Maharashtra është prekur më së shumti, ku edhe janë shënuar 437 vdekje.