Putin dërgon avionë bërthamorë mbi gadishullin korean

Azia

Putin dërgon avionë bërthamorë mbi gadishullin korean

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 23:49
Putin dërgon avionë bërthamorë mbi gadishullin korean

Avionë bombardues bërthamorë rus kanë fluturuar mbi Oqeanin Paqësor, Detin e Japonisë, Detin e Verdhë dhe Detin e Kinës Lindore gjatë një stërvitje masive ushtarake. Operacioni ushtarak i Rusisë nxiti reagimin e Japonisë dhe të Koresë së Jugut, të cilët u përpoqën për të larguar avionët rusë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se bombarduesit Tupolev-95MS fluturuan mbi ujëra neutrale dhe u shoqëruan nga avionë luftarakë rusë.

Kremlini nuk dha detaje të tjera rreth numrit të përgjithshëm të avionëve që kishin marrë pjesë në stërvitjen ushtarake. Autoritetet ruse nuk shpjeguan gjithashtu përse u zhvillua ky mision ushtarak. Një tjetër fakt interesant është se bombarduesit bërthamorë u furnizuan me karburant në ajër.

Rusia, e cila ndan kufirin me Korenë e Veriut, ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për tensionet në gadishullin korean të shkaktuara nga programi raketor bërthamor i koreano-veriorëve. Rusia është ankuar gjithashtu edhe për planet e Japonisë, që synon të vendosë një sistem anti-raketor amerikan në territorin e saj. Kjo manovër e Rusisë vjen pas disa javësh tensioneve në gadishull mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat