Gjobë nëse hedh apo shpërdoron ushqimin

Azia

Gjobë nëse hedh apo shpërdoron ushqimin

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 15:34
Ilustrim

Mund të duket e çuditshme, por në kushtet kur në shumë vende të botës njerëzit vuajnë nga uria, nuk do të ishte aspak e ekzagjeruar.

Këshilli Shura i Arabisë Saudite po shqyrton mundësinë e vënies së një gjobe, në rast të hedhjes dhe shpërdorimit të ushqimit.

Anëtari i Këshillit Shura, Ahmed Al-Mefreh ka hedhur idenë e masave penalizuese për të parandaluar mbeturinat, dhe për të mos e çuar dëm ushqimin.

Legjislacioni i propozuar prej 13 nenesh pritet të diskutohet pas festës së Kurban Bajramit.

Nëse miratohet, legjislacioni i ri do të përcaktojë një gjobë për çdo individ ose familje që lë mbetje ushqimi në pjatat e tyre pas ngrënies në restorante. Shuma propozohet të jetë 20 përqind e faturës së lëshuar nga një restorant, dhe që do t’i shtohet faturës përfundimtare.

 Rregulloret e reja do të zbatohen në restorante, hotele, sallat e dasmave dhe vende të tjera publike ku mbahen festimet dhe ngjarje të ndryshme, dhe qëllimi është që të ulet shpërdorimi i ushqimit dhe rritja e ndërgjegjësimit për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat