Forcat irakiane çajnë përmes radhëve të ISIS-it në Tal Afar

Azia

Forcat irakiane çajnë përmes radhëve të ISIS-it në Tal Afar

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 23:38
Irak

Forcat ushtarake irakiane kanë avancuar drejt qendrës së qytetit Tal Afar, të pushtuar prej Shtetit Islamik, pasi siguruan fillimisht rrethinat.

Sipas një deklarate të Komandës së Bashkuar të Operacioneve të Irakut, pas një ofensive gjashtë-ditore, forcat irakiane çanë vijën e ISIS-it, duke rimarrë lagjet Nida’ dhe Taliaa në pjesën veriore të qytetit Tal Afar dhe duke lëvizur në vijim drejt qendrës.

Gjeneral Brigade Haider Fadhil, i Forcave Speciale të Irakut, i tha agjensisë së lajmeve Associated Press, se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ofroi mbështetje ajrore, ndërsa forcat irakiane lëvizën drejt qendrës së qytetit.

Ai tha se luftimet me xhihadistët e ISIS-it janë ende duke u zhvilluar.

Thyerja e vijës së ISIS-it vjen vetëm një ditë pasi zëdhënësi i Ushtrisë Amerikane, Ryan Dillon, tha se forcat irakiane patën rrethuar plotësisht luftëtarët e ISIS-it në Tal Afar dhe se xhihadistët po humbisnin.

Qyteti Tal Afar është një ndër bastionet e fundit që ISIS-i kontrollon në Irak. Qyteti ndodhet rreth 150 kilometra larg kufirit me Sirinë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat