Princesha saudite: Terroristët kanë rrëmbyer termin “Allah Akbar”

Azia

Princesha saudite: Terroristët kanë rrëmbyer termin “Allah Akbar”

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 10:53
Amerah Al Taweel

Terroristët dhe ekstremistët që vënë një maskë të rreme të Islamit kanë rrëmbyer një numër shprehjesh të ndjeshme dhe të pasionuara, të cilat 1.8 miliardë myslimanë përdorin çdo ditë.

Termi më i rrëmbyer nga terroristët është “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), thotë princesha saudite Amerah Al Taweel gjatë një forumi të titulluar “Frymëzimi për të mirën, mesazhet e njerëzimit”.

Duke iu referuar Islamit si “një fe e bukur me simbolizmin e saj të thjeshtë”, Princesha Amerah theksoi lidhjen e termit ‘Allahu Akbar’ me aktet terroriste dhe dhunën nga ekstremistët në rajon.

“Ky term përdoret për të treguar madhështinë e Zotit, por fatkeqësisht është i ndotur nga terroristët dhe ekstremistët që bërtasin kur kryejnë krimet e tyre të tmerrshme dhe të dhunshme”, tha ajo.

Sipas statistikave, termi ‘Allahu Akbar’ u kontrollua 79 milionë herë në faqet e mediave sociale dhe motorët e kërkimit në vetëm një vit, shtoi Princess Amerah.

“Kjo tregon se njerëzit në mbarë botën janë të interesuar të gjejnë më shumë për Islamin dhe është përgjegjësia jonë individuale si myslimanë për të mbrojtur fenë tonë dhe për të informuar të tjerët për bukurinë e saj”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat