Një makinë bombë ka hyrë në një qendër tregtare në lindje të Bagdadit ku për pasojë kanë vdekur 11 veta.
Nga shpërthimi në këtë zonë të ngarkuar kanë mbetur të lënduar 25 persona të tjerë, kanë thënë autoritetet.
Më pas ka shpërthyer zjarr prej ku ka dalë tym i zi dhe njerëzit janë parë duke u larguar nga aty në panik.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.