21 të vdekur pas shembjes së një ndërtese në Mumbai

Azia

21 të vdekur pas shembjes së një ndërtese në Mumbai

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 20:01
Mumbai

Të paktën 21 persona vdiqën sot pas shembjes së një ndërtese në Mumbai, njoftuan autoritetet indiane.

Ndërtesa katërkatëshe, ndodhej në zonën më të populluar të Bhendi Bazaar në zemër të këtij qyteti të madh, është shembur sot në mëngjes rreth orës 08:40 sipas orës lokale (03:10 GMT).

Gjatë pasdites, forcat e shpëtimit po vijojnë ende kërkimet nën gërmadha për gjetjen e të mbijetuarve. 

Autoritetet njoftuan se rreth 40 persona ndodheshin brenda godinës në momentin e aksidentit.

Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Indi, kryesisht gjatë periudhës së musonit që shtrihet në harkun kohor nga qershori në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat