Sulm vetëvrasës në një termocentral në Irak, dhjetë të vdekur

Azia

Sulm vetëvrasës në një termocentral në Irak, dhjetë të vdekur

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 19:36
Irak

Një sulm vetëvrasës është kryer sot në një termocentral në Irak, ku kanë humbur jetën shtatë punëtorë dhe tre sulmues, ndërsa tetë oficerë të sigurisë u plagosën, njoftuan autoritetet irakiane.

Gjeneral Jahja Rasul u tha gazetarëve, se dy sulmues u maskuan si punëtorë, ndërsa i treti kishte veshur një uniformë të forcave të sigurisë.

Samara ku ndodhi sulmi, është 125 kilometra në veri të kryeqytetit irakian, Bagdad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat