Gazetarja e infiltruar në Korenë e Veriut paralajmëron për një katastrofë

Azia

Gazetarja e infiltruar në Korenë e Veriut paralajmëron për një katastrofë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:45
ilustrim

Çdo rrugë për rrëzimin e regjimit të Korenë e Veriut  të çon në “katastrofë”, thotë një gazetare e infiltruar, që raporton në fshehtësi nga vendi komunist, raporton “The Independent”.

Hapja e shoqërisë së Koresë së Veriut është “një problem i madh “, sepse qytetarët “janë privuar nga aspektet minimale të jetës, si edukimi, informimi, apo prona, rrëfen Suki Kim.

Zonja Kim shkroi një libër sekret mbi jetën në Korenë e Veriut , ndërkohë që punonte si mësuese anglishteje në Universitetin Pyjor të Shkencës dhe Teknologjisë .

“Ndërhyrja ushtarake nuk do të funksionojë sepse Koreja është një fuqi bërthamore. Ajo që u nevojitet qytetarëve është lumë informacioni, mbi botën, mbi jetën, mbi lirinë”.  “Popullsia është abuzuar dhe është viktimë e një ideologjie kulti. Edhe në qoftë se Udhëheqësi i Madh do të rrëzohet, por një formë tjetër  diktature do të zërë vendin e tij. Çdo rrugë është një katastrofë. Do të doja të ofroj zgjidhje, por gjithçka të çon në vdekje pa fund”

Lajmi vjen ndërkohë që kriza në gadishullin Korean kërcënon të përkeqësohet edhe më tej, mes raporteve nga Koreja e Jugut se fqinji i saj vendosi një raketë në bregdet, shkruan syri.net.Regjimi i Kim kishte ka testin e gjashtë bërthamor të dielën, duke shpërthyer një pajisje termonukleare, disa herë më e fuqishme se përpjekjet e saj të mëparshme.

“Koreja e Veriut nuk do të heqë kurrë dorë nga armët e veta bërthamore. Paralajmëroi gazetarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat